Federata Shqiptare e Çiklizmit është themeluar në Vitin 1925
Turi Çiklistik i Shqipërisë është zhvilluar për herë të parë në shtatorin e vitit 1925 me një gjatësi 1300 km, ky ishte aktiviteti i parë zyrtar i asaj kohe.
Turi i parë çiklistik i Shqipërisë ishte me Itenerar:
Shkoder – Durres
Durres – Fier
Fier – Vlore
Vlore – Tepelene
Tepelene – Gjirokaster
Gjirokaster kalohet kufiri me Graqine në Kakavijë; ndalim tek Ura e Peratit, Ura e Peratit – Leskovik
Leskovik – Korçë, në Korçë një ditë pushim
Korçë – Qukës
Ura e Haxhi Beqarit – Elbasan
Elbasan – Peqin
Peqin – Kavajë
Kavajë – Tirane.
Në çdo qytet rezervohej një pritje madhështore, çdo bashki dhe prefekturë siguronte fjetjen, ushqimin, shërbimin mjeksor, duke krijuar një ambjent sportiv. U bë zakon që tre sportistët e parë merrnin dhurata të posaçme. Në ditën e fundit Ministri i Brendshëm Ceno Beg Kryeziu dha një pritje ku ishin edhe senatori Halit Roji dhe Drejtori i Përgjithshëm Pertef Pogoni. Sipas vendit të parë të dytë dhe të tretë; Jonuz Gjylbekut ju dhuruan 50 napolona, Ali Haverikut 25 napolona.
Turi Çiklistik i Shqipërisë nga vjetërsia e tij renditet i treti në Europë, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.
Ky sport ka pasur kulmet e sukseseve si asnjë lloj tjetër në Shqipëri. Me Palok Nikën dhe Jonuz Gjylbegun në 1925 startonte kjo garë që për Shqipërinë e asaj kohe dhe për Kontinentin Europian ishte një nga startet më të rëndësishme të sportit amator.
FITUESIT E TUREVE ÇIKLISTIKE NDËR VITE
Viti KLASIFIKIM INDIVID Ekipi KLASIFIKIM EKIPOR
1925 Jonuz Gjylbegu Vllaznia Vllaznia
1936 Koco Kereku Skenderbeu Skenderbeu
1946 Pirro Angjeli Dragoi
1947 Gani Lacej Partizani
1948 Mishel Cico Partizani
1948 Mishel Cico Partizani
1949 Pirro Angjeli 17 Nentori
1950 Fadil Muriqi Vllaznia Dinamo
1951 Fadil Muriqi Vllaznia Partizani
1952 Fadil Muriqi Vllaznia Spartak
1953 Fadil Muriqi Vllaznia Spartak
1954 Bilala Agalliu Partizani Partizani
1955 Bilala Agalliu Partizani Partizani
1956 Bilala Agalliu Partizani Partizani
1957 Bilala Agalliu Partizani Partizani
1958 Bilala Agalliu Partizani 17 Nentori
1959 Bilala Agalliu Partizani Partizani
1960 Bilala Agalliu Partizani Partizani
1961 Bilala Agalliu Partizani Partizani
1962 Bilala Agalliu Partizani Partizani
1963 Bilala Agalliu Partizani Partizani
1964 Rruzhdi Muriqi Vllaznia Partizani
1965 Bilal Agalliu Partizani Partizani
1966 Shefqet Dervishi 17 Nentori Dinamo
1967 Sali Hima Dinamo Dinamo
1968 Sali Hima Dinamo Dinamo
1969 Dashamir Rama Partizani Partizani
1970 Muharrem Ahmeti Partizani Partizani
1971 Lutfi Zino Partizani Partizani
1972 Muharrem Ahmeti Flamurtari Lokomotiva
1973 Agron Tafilica Dinamo Dinamo
1974 Agron Tafilica Dinamo Lokomotiva
1975 Agron Tafilica Dinamo Dinamo
1976 Kastriot Mezini Partizani Dinamo
1977 Lutfi Zino Lokomotiva Partizani
1978 Agron Huqi Partizani Partizani
1979 Agim Tafili Partizani Partizani
1980 Agim Tafili Partizani Lokomotiva
1981 Agim Tafili Vllaznia Partizani
1982 Agim Tafili Vllaznia Vllaznia
1983 Albert Cuko Apollonia Partizani
1984 Agim Tafili Vllaznia Vllaznia
1985 Agim Tafili Vllaznia Vllaznia
1986 Ardian Feraizi Partizani Vllaznia
1987 Agron Huqi Partizani Partizani
1988 Sytki Tafili Vllaznia Vllaznia
1989 Selim Celmeta Dinamo Vllaznia
1990 Selim Celmeta Dinamo Partizani
1991 Agim Paja Partizani Shqiperia
1993 Agron Boga S.k Tirana S.k Tirana
1994 Agim Paja S.k Tirana S.k Tirana
1995 Besnik Musai S.k Tirana S.k Tirana
1996 Besnik Musai S.k Tirana S.k Tirana
1997 Besnik Musai S.k Tirana S.k Tirana
1998 Besnik Musai S.k Tirana S.k Tirana
1999 Besnik Musai S.k Tirana S.k Tirana
2000 Besnik Musai Bylis Apollonia
2001 Besnik Musai S.k Tirana Apollonia
2002 Admir Hasimaj Apollonia Apollonia
2003 Ermir Avdolli Teuta Teuta
2004 Palion Zarka Apollonia Apollonia
2005 Palion Zarka Apollonia Apollonia
2006 Palion Zarka Apollonia Apollonia
2007 Palion Zarka Apollonia Apollonia
2008 Jonid Toska Apollonia Apollonia
2009 Jonid Toska Apolloni Apollonia
2010 Besmir Banushi Tirana Apollonia
2011 Besmir Banushi Apollonia Apollonia
2012 Besmir Banushi Apollonia Apollonia
Në vitin 1948 janë zhvilluar dy Ture Shqiperie. Siç shihet në vitet 1946 deri në 1949 nuk ka patur Klasifikim Ekipor. Në vitin 1992 Turi Çiklistik i Shqipërisë nuk është zhvilluar.