Trofeu i Kalave

Federata Shqiptare e Ciklizmit ne bashkepunim me Keshillin e Qarkut te Tiranes organizuan aktvitetin ciklistik “Trofeu i Kalave”.
Ne kete aktivitet moren pjese ekipet si Apollonia, Burreli, Vllaznia, Teuta, Besa, Skenderbeu, Elbasani, Partizani dhe Lushnja.
Gara, me gjatesi prej 61 km, startoi tek Kalaja e Prezes duke vijuar me pas ne Maminas – Shijak – Ndroq – Arbane, dhe finishi ishte Kalaja e Petreles ku te paret qe e arriten ishin ciklistet ne vijim:

Vendi i pare Astrit Kronaj i Ekipit Vllaznia me kohen 01:40:33
Vendi i dyte Amarildo Goga i Ekipit Apollonia me kohen 01:40:35
Vendi i trete Bruno Kola i Ekipit Vllaznia me kohen 01:40:50

Ky eveniment ngirti siparin e aktiviteteve ne disiplinen e rruges per vitin 2017. Gara e radhes do te zhvillohet ne qytetin e Kavajes ne daten 26 Mars 2017, “Trofeu 26 Marsi”, per te gjitha kategorite Elite,U23, Junior e Kadet.

2017-05-16T23:43:25+00:00