Eugert Zhupa fiton Turin e 70-të Çiklistik të Shqipërisë

Fituesi i Turit te 70-të Çiklistik të Shqipërisë “Fair Play Hero”, i cili u përmbyll të mërkurën datë 23 tetor 2013, është Eugert Zhupa i ekipit të Teutës.

Çiklisti me numër fanelle 30 u radhit gjithashtu i dyti në etapën e 5-të dhe të fundit të Turit 5-ditor (19-23 tetor) që u zhvillua dje Vlorë – Fratar – Fier. 

Etapa e fundit që nisi nga Sheshi i Pavarësisë, Vlorë deri në Fratar dhe më pas në Fier, radhiti të parin çiklistin Stefan Stefanoviç nga ekipi i Novi Pazar dhe në vendin e tretë  Emiljano Stojkun  nga ekipi i Teutës.

Ky aktivitet u krye në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Bashkitë e qyteteve: Tiranë, Shkodër, Burrel, Durrës, Vlorë, Fier si dhe klubet shumë sportesh respektive.

Itinerari i këtij aktiviteti ishte: Tiranë (Dëshmorët e Kombit – Sheshi “Nënë Tereza”) 10 xhiro cirkuit start me gjatesi 36 km

 

• Tiranë – Shkodër start ora 
10:00 date 19/10/2013 me gjatesi 97 km

• Shkoder – Burrel start ora 
10:00 datë 20/10/2013 me gjatësi 101 km

• Burrel – Durres start ora 
10:00 datë 21/10/2013 me gjatësi 102 km

• Durres – Vlorë start ora 10:00 
datë 22/10/2013 me gjatësi 116 km

• Vlorë – Fratar – Fier start ora 
10:00 date 23/10/2013 me gjatësi 90 km.

2017-05-17T02:00:19+00:00